SPORT

Ndahet nga jeta 'drakula', legjenda e bilardos

Ndahet nga jeta 'drakula', legjenda e bilardos

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, gjashtë herë kampioni i botës në bilardo, Ray Reardon.

Uellsiani dominoi kampionatin botëror të bilardos në vitet 1970 në një mënyrë të ngjashme me Steve Davis në vitet 1980 dhe Stephen Hendry në vitet 1990.


I mbiquajtur “Dracula” për shkak të modelit të flokëve, Reardon “ishte një nga figurat më të njohura dhe karizmatike të epokës së tij, i dashur nga miliona fansa për shkëlqimin e tij në tryezë dhe humorin e mirë jashtë saj”.