SPORT

Ndalohet shitja e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës në Katar

Ndalohet shitja e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës

Alkooli nuk do t'u shitet tifozëve në tetë stadiumet e Kupës së Botës në Katar pasi FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në Festivalin e FIFA-s, destinacione të tjera tifozësh dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumeve të Katarit, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Alkooli ishte vendosur të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve, pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësisht në vendin mysliman.

Kupa e Botës fillon të dielën dhe në ndeshjen hapëse do të luajë Katari kundër Ekuadorit.