SPORT

Ndeshja me Italinë, UEFA gjobit Shqipërinë me 37 mijë euro

Ndeshja me Italinë, UEFA gjobit Shqipërinë me 37 mijë euro

UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së parë në grup ndaj Italisë.

Problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme, janë dënuar nga UEFA.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.


Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.