SPORT

Ndeshja miqësore me Italinë, trajneri Reja thotë se do këndojë të dy himnet

Ndeshja miqësore me Italinë, trajneri Reja thotë se do

Shqipëria do të luajë në 16 nëntor në “Air Albania” një ndeshje miqësore me Italinë, ndërsa tre ditë më vonë do sfidojë Armeninë në të njëjtin stadium.

Trajneri i kuqezinjve Edi Reja është shprehur sot për mediat se takimi i parë do të jetë shumë emocionues për të dhe se madje ai do këndojë të dy himnet në fushë:

Ndeshja miqësore me Italinë, trajneri Reja thotë se do

“Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet. Ia thashë presidentit bëjë maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe doli mirë, kështu që nuk ka më bukur”.

Ndeshja miqësore me Italinë, trajneri Reja thotë se do

Sa i takon lojtarëve Reja tha se “do doja të hidhja në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm, por mbetet për t’u parë”.