Ndeshja Shqipëri-Çeki/ Ja rrugët që janë bllokuara në kryeqytet
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për përballjen Shqipëri-Çeki, e cila luhet të enjten në “Air Albania” në orën 20:45. Për të garantuar siguri maksimale disa rrugë që të çojnë drejt stadiumit janë të bllokuara, ndërsa hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 17:00.
Rrugët e bllokuara:
-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.