SPORT

Ndeshja Shqipëri-Çeki përfundon me barazim! Kuqezinjtë renditen të dytët në Grupin E

Ndeshja Shqipëri-Çeki përfundon me barazim! Kuqezinjtë

Shqipëria ka arritur të barazojë ndaj Çekisë me rezultatin 1-1, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete.

Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më të rrezikshëm, ku gjetën golin e avantazhit në minutën e 48’, por VAR njoftoi për pozicion jashtë loje. Të vendosur në vështirësi kuqezinjtë tanë, pësuan gol në minutën e 56’ me anë të Cerny pas asistimit të Soucek.

Ndeshja Shqipëri-Çeki përfundon me barazim! Kuqezinjtë

Shqipëria u mundua të barazonte dhe ky gol erdhi pikërisht nga Nedim Bajrami në minutën e 66’. Një goditje predhë nga distanca e lojtarit të Sassuolos dërgoi topin në anën e largët në krahun e majtë të portierit.

Në minutën e 84’, Shqipëria humbi dhe një rast fantastik, por siç ndodhi edhe në pjesën e parë, topi i fundit ishte jo konkret.

Një pikë me peshë të madhe të marrë sot nga “Shqiponjat” në Pragë, ku Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë dhe një më shumë se Polonia e vendit të tretë.