Ndeshje vendimtare! Shqipëria përballet sot me Moldavinë

E Premte 17 Nëntor 2023, 14:26
TiranaPost
Shqipëria luan sot ndaj Moldavisë për të vulosur kualifikimin në kampionatin Europian të Gjermanisë. Ndeshja do të nisë në orën 18:00 në stadiumin Zimbru në Kishinau. Kuqezinjtë janë të parët e grupit E, me 13 pikë dhe mjafton vetëm një pikë për t'u kualifikuar.
Trajneri Sylvinho i ka të gjithë të gatshëm dhe në formë të mirë. Ekipi zhvilloi dje stërvitjen e fundit dhe formacioni do jetë ai fitues. Berisha do mbrojë portën. Në mbrojtje nga e djathta në të majtë do luajnë Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj. Asllani e Ramadani në mesfushë e pas shpinës së Cikalleshit do rreshtohen Asani, Bajrami e Seferi.