SPORT

Ndryshime në kalendarin e La Ligas, sezoni i ri nis të shtunën me Eibar-Celta

Ndryshime në kalendarin e La Ligas, sezoni i ri nis të shtunën me

Ndryshime në javën e parë të La Ligas që do të nisë këtë fundjavë. Liga spanjolle e futbollit ka vendosur që në javët e para të kampionatit të mos ketë ndeshje gjatë ditëve të premte dhe të hënave. Në këtë mënyrë ndeshja inaguruese e sezonit të ri mes Granadas dhe Athletic Bilbaos që ishte në program për t’u luajtur ditën e premte në orën 21:00 është shtyrë për të shtunën në orën 18:30. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sfidën që ishte në program për të shtunën në të njëjtin orar atë mes Alaves dhe Betis që do të luhet të dielën e 13 shtatorit në orën 14. Ndeshja që do të ngrejë siparin e sezonit të ri 2020-2021 të La Ligas do të jetë ajo mes Eibar dhe Celta Vigos që do të luhet të shtunën në orën 16:00. Në javën e parë të Primera Division nuk do të zbresin në fushë tre skuadra e mëdha të kampionatit spanjoll, Reali i Madridit, Barcelona dhe Atletico Madrid por edhe Sevilla të cilat për shkak të pjesëmarrjes në kompeticonet europiane do ta nisin kampionatin me 1 dhe 2 javë vonesë.

Ndryshime në kalendarin e La Ligas, sezoni i ri nis të shtunën me