SPORT

Ndryshon vendi ku do të luhet ndeshja Slloveni-Shqipëri për shkak të koronavirusit

Ndryshon vendi ku do të luhet ndeshja Slloveni-Shqipëri për shkak
Federata sllovene e futbollit ka deklaruar se ndeshja me Shqipërinë e cila ishte planifikuar të luhej në Udine të Italisë do të luhet në Koper në Slloveni.

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja e jashtëzakonshme në Itali e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

''Kombëtarja sllovene e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e saj përgatitore me Shqipërinë në 30 Mars në orën 20.45 në Koper dhe jo në Udine, siç ishte planifikuar fillimisht. Vendndodhja ka ndryshuar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Italinë fqinje'', njofton federata sllovene në faqen e saj zyrtare.

Ndeshja Slloveni-Shqipëri është një miqësore nga të dyja vendet në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve eleminatore të Botërorit 2022.