SPORT

Në Angli përgatiten për më të keqen, rifillimi në qershor dhe sezoni i ri më 8 gusht

Në Angli përgatiten për më të keqen, rifillimi në
Ndërprerja e futbollit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit u ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik klubeve, ndërsa Premier League ka një plan për të minimizuar sa më shumë humbjet në këtë kohë krize.

Kështu sipas mediave angleze, drejtuesit e ligës më të rëndësishme të futbollit anglez kanë përgatitur edhe një skenar që parashikon rinisjen e kampionatit pikërisht më 1 qershor dhe mbylljen e sezonit Brenda mesit të korrikut.

Më pas, më 8 gusht është parashikuar nisja e sezonit të ri, në mënyrë që të mos humbet asnjë para nga e drejta televizive, që duhet thënë se për klubet angleze është një zë tejet i rëndësishëm në kolonën e të ardhurave.

Momentalisht është vendosur që futbolli anglez të jetë i ndërprerë për të paktën deri më 30 prill ndërsa më pas shpresohet që të rinisë kampionati, por në Angli duan të jenë të përgatitur edhe për skenarin më të keq, atë të rifillimit të kampionatit në muajin qershor.