SPORT

Në Gjermani të sigurt, Rashica zëvendëson Werner te Leipzig

Në Gjermani të sigurt, Rashica zëvendëson Werner te Leipzig
Në Gjermani janë të bindur, Milot Rashica do të veshë fanellën e Leipzig sezonin e ardhshëm, duke marrë vendin e Timo Werner që u shit te Chelsea për 55 milionë euro te skuadra nga Gjermania Lindore. Një nga ekspertët e merkatos në Gjermani në një postim në Twiter thekson se Rashica e ka gjetur akordin dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Leipzig. Madje, marrëveshja është arritur dhe bëhet fjalë për një shifër prej 15 milionë eurosh që do e bëjnë sulmuesin shqiptar që të veshi fanelën e skuadrës simpatike të Bundesligës.

Pas Holandës ku luajti me Vitessen dhe tri sezoneve në Bundesligë me Werder Bremen, Rashica tashmë do të ndërrojë sërish destinacion dhe këtë herë është në kulmin e karrierës, madje këtë sezon ai ka realizuar në Bundesligën gjermane plot 7 gola.