SPORT

Nga bileta elektronike te kontrolli i çantave, gjithçka duhet të dini para se të hyni në stadium

Nga bileta elektronike te kontrolli i çantave, gjithçka duhet

Finalja e Ligës së Konferencës do të presë vec tifozëve hollandezë e atyre italianë edhe shumë shqiptarë të cilët do të jenë të ndarë në kampe të ndryshme në varësi të biletës së përzgjedhur. Por finale të tilla të këtij lloj kompeticioni për vendin tonë janë pothuajse të panjohura sa i përket organizimit i cili në “Air Albania” është marrë në dorëzim nga vetë UEFA.

Udhëzimet e UEFA-s për të gjithë ata që kanë biletë për të hyrë në stadium janë strikte. Kontrolli i parë ai i hyrjes i vendosur në orën 18”00 është ai i biletës elektronike. Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm. Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hotel “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes. Gjëra të tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat lazer, shishet e ujit ose pije të tjera.

Nga bileta elektronike te kontrolli i çantave, gjithçka duhet

UEFA është duke u dhënë përgatitjen e fundit detajeve të modifikimit të stadiumit. Për shkak të pranisë së personaliteteve të larta të UEFAs dhe interesit të madh të mediave të huaja, stadiumi ka reduktuar një pjesë të kapacitetit të tij. “Air Albania” do të mirëpresë rreth 19.500 tifozë duke qenë sejanë hequr një pjesë e stolave për të krijuar studio televizive dhe një pjesë tjetër për të zgjeruar edhe tribunën e medias, duke qenë se kërkesa nga media ka qenë shumë e lartë dhe një pjesë tjetër e stadiumit po kthehet për akomodimin e mediave, të cilat do të mund të nisin të hyjnë në stadium prej orës18:00 nga pjesa perëndimore e stadiumit, nga Pallati i Kongreseve.

E gjithë tribuna qendrore do tëjetë e menaxhuar totalisht nga UEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, si dhe partnerë dhe sponsorë tëUEFA-s. Sa i përket pjesës tjetër,në tribunën përballë, në pjesënqendrore, duke u afruar ekstremeve do të jetë sërish mepartnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesët ekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara për skuadrat.

Tifozeria e Romës do të qëndrojë në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa tifozëria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit. Pjesa tjetër është për publikun e gjerë, ku rreth 88% e biletave që janë blerë, janë shqiptarë. Sa u përket forcave të sigurisë, në stadium do të ketë rreth 650 “steëard” dhe sa i përket pjesës tjetër, perimetri do të jetë i rrethuar edhe nga policia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë të angazhuar vetëm me pjesën e stadiumit, duke qenë se do të bëhet kontroll trupor nga policia dhe “steëard”-ët. Policia, sipas ligjit, do të rrijë jashtë stadiumit, ndërsa brenda stadiumit do të menaxhohet me “steëard”.