SPORT

Nga Messi, Cristiano Ronaldo e Pele, bota e futbollit homazhe për 'të përjetshmin' Diego Maradona

Nga Messi, Cristiano Ronaldo e Pele, bota e futbollit homazhe për

Pas vdekjes së legjendës Diego Maradona në moshën 60-vjeçare, bota e futbollit ka vërshuar me homazhe e mesazhe të ndjera.

Lionel Messi, i cili vlerësohet gjerësisht si trashëgimtari i Maradonës në ekipin kombëtar të Argjentinës dhe një nga rivalët e tij kur bëhet fjalë për debatin më i madh i të gjitha kohërave, shkroi një postim emocional për idhullin e tij në Instagram.

Super  ylli i Barcelonës postoi dy fotografi me ish-lojtarin legjendar së bashku me mesazhin: “Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i mbaj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe doja të përfitoja nga rasti t'u dërgoja ngushëllime të gjithë familjes dhe miqve të tij. PREHU NE PAQE' shkruan Messi.

Nga Messi, Cristiano Ronaldo e Pele, bota e futbollit homazhe për

Një tjetër legjendë e futbollit, braziliani i madh Pele, shkroi: 'Çfarë lajmi i trishtë. Kam humbur një mik të madh dhe bota humbi një legjendë. Ka akoma shumë për të thënë, por tani për tani, Zoti u dhëntë forcë anëtarëve të familjes. Një ditë, shpresoj të mund të luajmë së bashku në qiell'.

Nga Messi, Cristiano Ronaldo e Pele, bota e futbollit homazhe për

Cristiano Ronaldo postoi një fotografi të vjetër të tij me Maradonën në llogarinë e tij në Instagram dhe shkruajti: 'Sot unë i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm.

Nga Messi, Cristiano Ronaldo e Pele, bota e futbollit homazhe për

Maradona pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi kishte dalë nga spitali pas një operacioni për mpiksje gjaku në tru.

Ai është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986, kulmi i karrierës së tij e bëri atë të adhurohej gjerësisht për magjitë në Boca Juniors, Barcelona dhe Napoli.