SPORT

Një ëndërr e bërë realitet, Mourinho mban premtimin fotografohet me gazetarin për nder të babit të tij të ndjerë

Një ëndërr e bërë realitet, Mourinho mban premtimin

Jose Mourinho e ka mbajtur premtimin e tij, duke e realizuar fotografimin me një gazetar maqedonas, i cili kishte kërkuar një favor trajnerit të Tottenhamit në emër të babait të tij të ndjerë.

Babai i ndjerë i gazetarit Igor Aleksandrovic  e kishte idhull Mourinhon, dhe për këtë ai i kërkoi një foto, që ta vendos në varrin e tij.

“Përshëndetje shef, kjo është mundësia ime unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe një t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim”.

“Një nga rastet kur ai ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, të kërkoj një fotografi me ty sepse ai kishte respekt të madh për ju. Nëse më lejoni një fotografi nga ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj atë? ”

Mourinho  tha se fotografia do të bëhej pa marrë paraszsh reyutatin si do të dilte në fund të ndeshjes.

“Faleminderit shumë. Fotografitë nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin. Fotografia është e kryer, do ta bëjmë”–  ka thënë Jose Mourinho duke shtuar se nuk e meriton këtë respekt

Dhe të enjten në mëngjes, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes, Tottenham postoi një fotografi në Twitter duke treguar se Mourinho e kishte përmbushur premtimin e tij.