SPORT

Një tjetër klub anglez në garë për Milot Rashicën

Një tjetër klub anglez në garë për Milot Rashicën
Werder Bremen po noton në ujra të turbullta në këtë sezon me Milot Rashicën që ka humbur diçka nga repertori i tij duke mos shfaqur formën e një viti më parë. Megjithatë interesimi në merkato për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungon, teksa pas Liverpoolit për të ka nisur të bëjë hapa konkretë një tjetër skuadër e Premier League, pikërisht Aston Villa. Klubi nga Birminghami pritet të humbasë shërbimet e Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë talentin e skuadrës së saj me Milot Rashicën. Gjithsesi për të mbrritur te Rashica, Aston Villa duhet të mposhtë konkurencën e Liverpoolit, por edhe të Borussias së Dortmundit, dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të. Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro.