SPORT

Novak Djokoviç mbret i Wimbledon për të shtatën herë

Novak Djokoviç mbret i Wimbledon për të shtatën herë

Novak Djokoviç mbret i Wimbledonit për të shtatën herë në karrierën e tij. Tenisti serb nuk gaboi në finale përballë Nick Kyrgios, duke e mposhtur tenistin serb në finalen e turneut më prestigjioz në botë 3-1 me sete, 4-6, 6-4, 6-3 dhe 7-6.

Për Novak, është suksesi i shtatë në këtë turne, duke barazuar Pete Sampras, ndërsa në krye mbetet Roger Federer me tetë trofe në Wimbledon.

Djokoviç, në fakt, e lë pas zviceranin në numrin e përgjithshëm të trofeve Slam, me 21 të tillë, por në krye mbetet Rafael Nadal me 22 trofe.