SPORT

Nuk do të zhvillohet në Stamboll! Finalja e Champions League zhvendoset drejt Portugalisë dhe do luhet me tifozë

Nuk do të zhvillohet në Stamboll! Finalja e Champions League

Është gjetur një zgjidhje e ndërmjetme për finalen e Champions League mes Federatët Angleze të Futbollit që kërkonte që finalja e cila do të luhet nga dy ekipe britanike të zhvillohej në Wembley dhe UEFA që këmbëngulte që finalja të luhej në Stamboll ashtu si ishte planifikuar.

Por, fakti që Turqia iu shtua “listës së kuqe” të Britanisë, çka do të pamundësonte udhëtimin e tifozëve bëri që UEFA të binte dakord që finalja mes Manchester City-t dhe Chelsea-t të zhvillohet në stadiumin e Portos “Do Dragao” në datën 29 Maj.

Kjo do të mundësojë edhe praninë e 6000 tifozëve për t’i dhënë sadopak atmosferë sfidës, ndryshe nga viti i kaluar kur PSG dhe Bayern Munich u përballën një stadium të boshatisur.

Tiranapost.al