SPORT

Nuk i shpëton dot shërbimit ushtrak, Son në një kamp marinsash në Korenë e Jugut

Nuk i shpëton dot shërbimit ushtrak, Son në një kamp
Këtë herë Son Heung Min nuk i shpëton dot shërbimit ushtrak në Korenë e Jugut. I kthyer në vendlindjen e tij për shkak të ndaljes së Premier League nga koronavirusi, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për sulmuesin e Tottenham i cili pasi i shpëtoi kryerjes së shërbimit ushtarak pas  medaljes së artë që fitoi në Lojërat Aziatike të vitit 2018-të, tashmë nuk mund t’i shmanget më. Nga 20 prilli për një muaj Son do të zhvendoset në një kamp marinsash në ishullin e Jeju në Korenë e Jugut ku do të kryejë një trajnim të shërbimit ushtarak.