SPORT

Nuk mund të ndodhte ndryshe, Lewandowski më i miri në Gjermani

Nuk mund të ndodhte ndryshe, Lewandowski më i miri në Gjermani
Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti i vitit në Gjermani nga revista e njohur gjermane “Kicker”. Sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut rezultoi ndër protagonistët kryesorë të “tripletës” së këtij viti. Ai u shfaq kryegolashënues në të tri kompeticionet që u fituan nga bavarezët: Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League.

Lewandowski ka shënuar 15 gola në Champions League (pesë më shumë se talenti i ri i Borussia Dortmundit, norvegjezi Erling Haaland), 34 në Bundesligë dhe gjashtë në Kupën e Gjermanisë.

Për fatin e keq të futbollistit polak, “France Football” e anuloi dhënien e “Topit të Artë” këtë vit, për shkak të kufizimit të garave si pasojë e COVID-19. Me trofetë e fituar dhe golat e shënuar, Lewvandowski nuk do të kishte rivale për këtë çmim individual.

Ndërkohë. sa i përket çmimit të trajnerit të vitit gjerman, ka triumfuar tekniku i Bayernit, Hansi Flick, që kishte si rival Jurgen Kloppin e Liverpoolit.