SPORT

Nuk pranuan reduktimin e pagave prej Covid-19, Dinamo Zagreb shkarkon të gjithë skuadrën

Nuk pranuan reduktimin e pagave prej Covid-19, Dinamo Zagreb shkarkon të
Ndërprerja e kampionateve për shkak të alarmit të koronavirusit pritet të vendosë në vështirësi të madhe financiare klubet e futbollit. 

Që tani, shumë prej tyre kanë marrë masa paraprake, duke kërkuar uljen e pagave të futbollistëve.

Por në disa raste këto vendime janë shoqëruar me refuzimin e lojtarëve, duke detyruar klubet të shkojnë në ekstrem. 

Ky është edhe rasti i gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb, që ka prishur kontratat me të gjithë futbollistët. 

Vetëm trajneri ka shpëtuar, teksa deri në një vendim të dytë, lojtarët janë të shkarkuar.