SPORT

Operohet futbollisti i kombëtares, humb tre sfida të rëndësishme në kualifikueset e botërorit

Operohet futbollisti i kombëtares, humb tre sfida të

Futbollisti i kombëtares Berat Gjimshiti i është nëmshtuar një ndërhyrje kirurgjikale, pas dëmtimit që mori në ndeshjen me Hungarinë. Gjimshiti u largua nga fusha në minutën e 3O pas një dëmtimi në parakrah.

Mësohet se mbrojtësi i kombëtares do të kthehet në fushë pas një muaj, duke humbur kështu tre ndeshe të rëndësishme, me Poloninë dhe sfidat e nëntorit, kundër Anglisë dhe Andorrës të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Kujtojmë se Shqipëria triumfoi gjatë ndeshjes me Hungarinë pas një goli të shënuar nga Armando Broja në minutin 79', duke mbajtur gjallë shpresat për vijimin e rrugëtimit në Botërorin Qatar 2022.

Operohet futbollisti i kombëtares, humb tre sfida të

Kombëtarja mban vendin e dytë në grupin 1. Ndeshja u luajt në 'Puskas Arena' të Hungarisë pa tifozë për shkak të ndëshkimit të tifozëve nga UEFA.

Tiranapost.al