SPORT

Operohet Marquez, humbet vetëm 1 garë, rikthehet në Brno

Operohet Marquez, humbet vetëm 1 garë, rikthehet në Brno
Marc Marquez, kampioni i botës në Moto Gp është operuar me sukses pas aksidentit të frikshëm që pësoi ditën e dielë në garën e parë sezonale të Botërorit të vitit 2020. Spanjolli është operuar në Barcelonë për të shmangur problemet në shpatull dhe gjërat kanë shkuar në mënyrën më të mirë pasi me shumë gjasa Marquez do të humbasë vetëm garën e radhës atë në Jerez dhe mund të rikthehet në pistë që në ndalesën e tretë sezonale pikërisht në Çmimin e Madh të Republikës Çeke në garën e Brno me një objektiv të qartë t’u rikthehet fitoreve për të mbrojtur titullin në Moto Gp. Gara e Brnos është në program në datën 9 gusht.