SPORT

Paolo Maldini dhe djali i tij fitojnë betejën me Covid-19

Paolo Maldini dhe djali i tij fitojnë betejën me Covid-19
Një lajm shumë i mirë vjen nga Italia dhe për Milanin, teksa Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, kanë mposhtur koronavirusin dhe në testet e fundit kanë dalë negativë.

Të dy personat ishin të izoluar në shtëpinë e tyre prej ditësh, për shkak se kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.

Megjithatë pas periudhës së karantinimit dhe zbatimit të rregullave, të dy tashmë e kanë kaluar dhe janë negativë.