SPORT

Para ndeshjes me Hungarinë rezulton pozitiv me Covid mbrojtësi i Kombetares shqiptare

Para ndeshjes me Hungarinë rezulton pozitiv me Covid mbrojtësi i

Mbrojtësi i kombëtares kuq e zi, Erjon Hoxhallari ka rezultuar pozitiv me Covid para ndeshjes me Hungarinë e cila do të luhet 9 tetor, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e botërorit "Katar 2022".

Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se mbrojtësi dhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci kanë rezultuar pozitivë me Covid dhe janë larguar nga hoteli ku është grumbulluar kombëtarja, duke shtuar e të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Hoxhallari nuk do të jetë pjesë në dy ndeshjet vendimtare në 9 tetor me Hungarinë dhe në 12 tetor me Poloninë e cila do të luhet në Air Stadium.

Para ndeshjes me Hungarinë rezulton pozitiv me Covid mbrojtësi i

Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e grupit të I të kualifikueseve të botërorit që udhëhiqet nga Anglia me 16 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 12 pikë. Polonia renditet në vendin e tretë me 11 pikë, ndjekur nga Hungaria me 10 pikë.

Njoftimi i plotë i kombëtares

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.


Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Tiranapost.al