SPORT

Parashikimet janë të gjitha në një mendje për fituesin e Kupës së Botës

Parashikimet janë të gjitha në një mendje për fituesin

Parashikimet kanë nisur. Në bursa, në programe kompjuteri të caktuara për këtë qëllim, ku analizohen disa faktorë, apo në sondazhe… të gjithë janë në një mendje. Botërorin e fiton Brazili. Skuadra me më shumë kupa bote, por pa një fitore që në 2002-shin.

The Sun e parashikon kështu:

“Sipas simulimit që ka bërë kompjuteri duke analizuar lojtarët, gjendjen e tyre e detaje të tjera, Botërorin në Katar do ta fitojë Brazili. Në finale do përballet me Francën, kampionët në fuqi.

Në çerekfinale, do të jenë Holandë-Argjentinë dhe Spanjë-Brazil nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër do të përballen Francë-Angli dhe Gjermani-Portugali. Në gjysmëfinale, do të përballen Argjentinë-Brazil dhe Gjermani-Francë. Finalja e madhe sipas përllogaritjeve që ka bërë kompjuteri i The Sun do të jetë Brazil-Francë.

Reuters:

Një sondazh i Reuters nxjerr në vend të parë Brazilin, në vend të dytë Gjermaninë dhe Francën në vendin e tretë.

Euronews:

Edhe sipas Euronews, fitues është Brazili.