Pas katër vitesh, Partizani është shpallur sot kampion i Superligës. Demat e kuq mposhtën Teutën me rezultatin 2-0.
Golat u shënuan nga Arinaldo Rrapaj dhe Tedi Cara duke festuar kështu titullin e 17 në histori.
Trajneri Giovanni Colella bëhet i pari trajner italian që fiton titullin me Partizanin.
Nga ana tjetër, Tirana doli në vendin e dytë edhe pse bardheblutë fituan në ndeshjen e fundit të sezonit me rezultatin 1-2 ndaj Erzenit në Durrës.
Edhe Vllaznia fitoi në Ballsh ndaj Bylisit me rezultatin 1-2, duke siguruar kualifikimin në Europë.