SPORT

Pas 9 vitesh mungesë, Dinamo kthehet në Kategorinë Superiore

Pas 9 vitesh mungesë, Dinamo kthehet në Kategorinë Superiore

Merr fund pas 9 vitesh "odiseja" e Dinamos, një prej klubeve më prestigjioze të historisë së futbollit shqiptar që rikthehet në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

“Nëndetësja” ka arritur të kualifikohet pas triumfit 0-2 në përballje me Vorën, një 3-pikësh që i garantoi matematikisht kualifikimin vetëm një javë përpara përfundimit zyrtar të kampionatit.

Golat për kryeqytetasit i shënoi Mustafa në minutën e 12 dhe Xhixhiu në minutën e 88.

Fituesit 18 herë të kampionatit dhe 13 herë të Kupës së Shqipërisë i rikthet elitës së futbollit shqiptar nën drejtimin e trajnerit Olsi Uku.

Tiranapost.al