SPORT

Pas Manaj dhe Gjimshitit, një tjetër lojtar i rëndësishëm mund të mungojë në ndeshjen me Anglinë

Pas Manaj dhe Gjimshitit, një tjetër lojtar i

Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë mungesa kundër Anglisë, pas Rei Manajt, Ivan balliut, dhe Berat Gjimshitit, duket se do të mungojë dhe protagonisti i dy golave në sfidat paraardhëse, Armand Broja.

Lajmin e ka dhënë mbrojtësi i kombëtares Frederik Veseli në një konferencë për shtyp, i cili ka deklaruar se Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme për kombëtaren.

Futbollisti 20-vjeçar është dëmtuar me skudrën e tij Sauthempton dhe nuk ka mbërritur ditën e sotme në grumbullim, sipas raportimeve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga FSHF për mungesën e tij.

Tiranapost.al