SPORT

Pas pushimeve në jaht Neymar dhe dy shokët e skuadrës infektohen me Covid

Pas pushimeve në jaht Neymar dhe dy shokët e skuadrës infektohen

Paris Saint-Germain ka njoftuar infektimin e 3 prej lojtarëve të skuadrës, kurse mediat kanë zbuluar se një prej tyre është Neymar. Dy të tjerët janë Angel Di Maria dhe Leo Paredes.

Të tre futbollistët i bënë bashkë pushimet në një jaht në Ibiza. Aty dyshohet edhe se janë infektuar.

Jahti u pa këtë vit si një mundësi e sigurt për të bërë pushimet, por që në këtë rast nuk rezultoi e tillë.

Ndërkaq, pjesa tjetër e skuadrës është duke kryer tamponët si raste kontakti.

*Burimi Sky Sports