SPORT

Pedro i jep lamtumirën Chelsea-t para finales së FA Cup

Pedro i jep lamtumirën Chelsea-t para finales së FA Cup
Pedro Rodriguez mbyll aventurën e tij 5-vjeçare me Chelsea pa u luajtur finalja e FA Cup. Sulmuesi spanjoll i cili po përgatitet për një eksperiencë të re i ka dhënë lamtumirën Bluve të Londrës me të cilët ishte në skadencë kontrate, me një postim në Instagram, 6 ditë para finales ndaj Arsenalit ku Chelsea do të luajë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në ishull, duke falenderuar klubin dhe shokët e ekipit për këto 5 vite të mrekullueshme ku ka fituar shumë trofe me skuadrën londineze.

“Falenderoj të gjithë tifozët për mbështetjen që keni dhënë këto vite, falënderoj klubin për mundësinë që më dha të isha pjesë e këtij ekipi dhe të gjithë shokët e skuadrës. Do të jeni gjithmonë në zemrën time. Luftoni fort të fitoni FA Cup tani“, deklaron 32-vjeçari nga Tenerife, i cili ka fituar Botërorin dhe Europianin me Spanjën.

Në total me Chelsea-n, Pedro Rodriguez është aktivizuar në 205 takime dhe ka shënuar 43 gola.