SPORT

Përfshinë Kosovën në hartën e tyre, FIFA hap hetim për Serbinë

Përfshinë Kosovën në hartën e tyre, FIFA hap hetim

Pak përpara ndeshjes me Brazilin, në dhomën e zhveshjes të lojtarëve të Serbisë u shfaq i varur një flamur me hartën e Serbisë ku përfshihej edhe Kosova. Banderola ishte vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic.

Pas reagimeve që fotoja pati në rrjet, FIFA është detyruar të hapë një hetim, pas të cilit pritet masa disiplinore që do të marrë.

FIFA e ka konsideruar veprimin një akt propaganda politike.