SPORT

Australia e kthen përfundimisht në Serbi Djokoviç

Australia e kthen përfundimisht në Serbi Djokoviç

Novak Djokoviç do të dëbohet nga Australia. Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e tij për rikthimin e vizës.

Vendimi u mor këtë të diel. Arsye e mosaprovimit u mor me pretendimin se prania e Djokoviç në Australi mund të shkaktonte trazira civile. Shpenzimet për gjyqin iu ngarkuan gjithashtu atij.

Ky vendim i heq mundësinë të luajë në Australian Open.

Në një deklaratë, Djokovic tha se ai ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin.

“Unë e respektoj vendimin e gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi,” tha ai.

“Ndihem në siklet që fokusi i javëve të fundit ka qenë tek unë dhe shpresoj që të gjithë tani të mund të fokusohemi në lojën dhe turneun që unë e kam për zemër. Dëshiroj t'u uroj lojtarëve, zyrtarëve të turneut, stafit, vullnetarëve dhe tifozëve çdo të mirë për turneun”.

Djokoviç tha se kishte ndërmend të merrte pak kohë për të pushuar dhe për të marrë veten përpara se të bënte ndonjë koment të mëtejshëm.

Avokatët e Djokoviç argumentuan se vendimi ishte i palogjikshëm, irracional dhe i paarsyeshëm.

Gjokoviç mbërriti në Australi në mbrëmjen e 5 janarit. Ai besonte se një vizë e dhënë më 18 nëntor dhe një përjashtim mjekësor i miratuar nga Tenis Australia dhe një panel ekspertësh të pavarur të qeverisë Viktoriane do të mjaftonin për të hyrë në Australi.

Viza e Gjokoviçit u anulua fillimisht nga Forcat Kufitare Australiane disa orë pasi ai mbërriti në aeroportin e Melburnit dhe ai u dërgua në një hotel paraburgimi. Arsyeja ishte mungesa e vaksinës ndaj Covid.