SPORT

Përfundon ndeshja 3 me 0 për Shqipërinë. Euro 2024 duket shumë pranë

Përfundon ndeshja 3 me 0 për Shqipërinë. Euro 2024 duket

Mbyllet me fitore ndeshja Shqipëri-Çeki, ku kuqezinjtë na dhuruan 3 gola spektakolarë.

Kur i kanë mbetur dhe dy ndeshje për të luajtur kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024.

Golin e parë e shënoi në minutën e 9' Jasir Asani.


Seferi i dhuroi kombëtares dy gola një në minutën e ’51 dhe tjetrin në minutën e ’73. Spektakli i kuqezinjve nuk mbaroi. Në fund Arbnor Muja la dhe firmën e tij, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Shqipëria mund të besojë realisht tashmë për ëndrrën europiane në Gjermani. Aktualisht kuqezinjve i duhen vetëm 2 pikë.

Më poshtë tabela e pikëve të grupit E:

Shqipëria 13 pikë

Polonia 9 pikë

Ccekia 8 pikë

Moldavia 8 pikë

Ishujt Faroe 1 pikë