SPORT

Phil Neville emërohet trajner i skuadrës së David Beckham

Phil Neville emërohet trajner i skuadrës së David Beckham

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Evertonit, Phil Neville, merr drejtimin e Inter Miamit në MLS, ekip që ka për pronar të mirënjohurin David Beckham.

43-vjeçari ishte në krye të përfaqësueses se e femrave të Anglisë, por vendosi ta mbyllte para kohe kontratën me Federatën (i skadonte në verë), pasi e pati të pamundur të refuzonte ofertën e ish-shokut të tij të skuadrës, Beckham.

“Ky është një klub (Inter Miami) shumë i ri dhe premtues. Jam i përkushtuar të sfidoj veten, lojtarët e mi dhe të gjithë rreth meje që të rritemi dhe të ndërtojmë një kulturë konkurruese të futbollit me të cilën të gjithë mund të jemi krenarë,” – tha Neville përvojën e tij të re amerikane.

Ndërsa pronari i Inter Mimait, Beckham, në lidhje me bashkëpunimin e nisur me Neville u shpreh:

“Unë e njoh Philin që kur ishim të dy adoleshentë në akademi. Ne ndajmë një ADN futbolli që është injektuar nga disa lider të mëdhenj të kësaj loje. Ato vlera gjithmonë kam dashur t’i injektoj në klubin tonë.”