SPORT

Pirlo e nis me Sampdorian, derbi i Milanos javën e 4-t

Pirlo e nis me Sampdorian, derbi i Milanos javën e 4-t
Mesditën e sotme në një hotel në Rimini ka marrë jetë shorti i sezonit të ri futbollistik 2020-2021 të Serie A që do të nisë fundjavën e 19 dhe 20 shtatorit. Aventura e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit do të nisë me sfidën shtëpiake ndaj Sampdorias. Milani i Piolit ndërkohë pret në shtëpi Bolognan ndërsa Napoli e Roma luajnë në transfertë respektivisht ndaj Parmës dhe Hellas Veronës. Dy sfidat e tjera në të cilat janë përfshirë tre skuadra të mëdha si Inter, Lazio e Atalanta do të shtyhen për në datën 30 shtator, me Interin që shorti e ka vendosur përballë Beneventos së Inzaghit ndërsa Lazio pret në Olimpico Atalantën. Shortin më të vështirë në javët e para e ka pikërisht skuadra e Contes që në javën e 3-të do të ketë përballë Lazion dhe në raundin e 4-t do të sfidojë Milanin në derbin e Madoninës. Derbi i Italisë Juve-Inter është në program në javën e parafundit të fazës së parë pikërisht në raundin e 18-të. Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë.