SPORT

Policia arreston ish kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales

Policia arreston ish kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis

Luis Rubiales, ish kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit u arrestua paraditen e sotme në aeroportin Barajas në Madrid.

Pas arrestimit ai u dërgua në Gjykatë ku do japë deklaratën e tij në lidhje me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash në kohën kur mbante postin e kreut të Federatës.

Kujtojmë se Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti i tij si president i federatës spanjolle të futbollit pasi u kritikua për puthjen në buzë pa miratimin e atletes, Jennifer Hermoso.