SPORT

Polonia zhgënjen në përballjen kundër Sllovakisë! Milan Skriniar ndëshkon Lewandowski & Co.

Polonia zhgënjen në përballjen kundër Sllovakisë! Milan

Sllovakia ka filluar fushatën e saj në EURO 2020 me një fitore me rezultatin 2-1 përkundrejt një kundështari më të fortë në letër, në një ndeshje të vlefshme për grupin E që u zhvillua në Shën Peterburg të Rusisë.

Sllovakia mori avantazhin që prej minutës së ’18, pas një aksioni mbresëlënës të Robert Mak që çau mbrojtjen polake nga e majta dhe lëshoi një goditje potente e cila u devijua nga portieri Szczesny në portën e tij.

Ekipit të Lewandowski-t iu desh fillimi i pjesës së dytë për të barazuar me anë të Karol Linett. Megjithatë, largimi i Grzergorz Krychowiak mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë polakët me një mbrojtës më pak. Vetëm pak minuta më vonë në ‘69n, Milan Skriniar shfrytëzoi avantazhin për t’i dhënë tre pikët ekipit sllovak.

Ndeshja e radhës në EURO 2020, do të jetë ajo mes Spanjës dhe Suedisë që starton në “Estadio de La Cartuja”, e vlefshme për të njëjtin grup.

Tiranapost.al