SPORT

Porto bën surprizën, eliminon Juven nga Championsi, kalon Dortmundi

Porto bën surprizën, eliminon Juven nga Championsi, kalon Dortmundi

Porto bën surprizën e madhe në raundin 1/8-ave të Champions League. Skuadra e Sergio Conceicaos eliminoi nga Championsi Juventusin e Andrea Pirlos, falë golit në fushë kundërshtare. Në Torino Juventusi fitoi 3-2 pas 120 minutash lojë rezultat që nuk u mjaftoi bardhezinjëve të cilët kishin humbur 2-1 sfidën e parë në Oporto dhe ashtu si një sezon më parë i dhanë lamtumirën turneut para kohe. Golit të shpejtë me penallti të Sergio Oliveiras iu kundërpërgjigj, Federico Chiesa i cili realizoi dy herë në pjesën e parë për bardhezinjtë në pjesën e dytë duke e çuar ndeshjen në shtesë. Edhe pse Porto luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Taremi që në minutën e 52-të, portugezët arritën të gjenin golin e kualifikimit me Sergio Oliveiran në minutën e 115, ndërkohë që 2 minuta më pas Rabiot me golin e tij, vetëm sa rindezi shpresat për Juven, por në fund në çerekfinale shkoi Porto. Avancoi më tej edhe Borussia e Dortmundit. Haaland dhe El-Nesyri realizuan nga 2 herë në barazimin 2-2 që regjistruan verdhezinjtë dhe andaluzianët, me Dortmundin që avancoi më tej falë suksesit 3-2 në ndeshjen e parë.