SPORT

Prezantohet nisma e veçantë e Beckham për të mbledhur donacione për luftën ndaj Covid-19

Prezantohet nisma e veçantë e Beckham për të mbledhur
Një nismë e veçantë nga David Beckham, që ka menduar të mbledh donacione për luftën kundër coronavirus duke ftuar 5 tifozë të tij që të zhvillojnë një ndeshje minifutbolli, kundër tij dhe 4 miqve të zgjedhur prej tij, që do të jenë ish shok skuadre të PSG-së, Manchester United dhe Realit të Madridit.

Të gjitha fondet që do të mblidhen nga kjo nismë do të shkojnë 100 përqind në luftën kundër Covid 19. Beckam e ka lajmëruar sipërmarrjen e tij nëpërmjet një postimi online dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë ose mësojnë më tepër mbi këtë nismë në faqen allinchallenge.com.

Pesë tifozët e Beckhamit që do të përzgjidhen fitues për të luajtur kundër ish-yjeve të futbollit, do të fitojnë gjithashtu mundësinë për të ndjekur në tribunën vip skuadrën e tij të Inter Miami, do të drekojnë me yjet e futbollit botëror dhe do të fitojnë gjithashtu një tur në impiantin e skuadrës që Beckahm sponsorizon, duke qene personazhet kryesore në një prej sfidave të ekipit amerikan të futbollit.