SPORT

Pse Luiza Gega u stërvit në pistën e Kenias!

Pse Luiza Gega u stërvit në pistën e Kenias!

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, gjatë ceremonisë zyrtare që po zhvillohet në kryeministri në nder të Luiza Gegës, tha se Kampionia Evropiane në atletikë u stërvit në pistën e Kenias pasi ky vend ka kushtë të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra, që nxisin prodhimin e rruzave të bardha që quhen doping artificial.

“Kjo arritje nuk është bërë vetëm nga Luiza por edhe nga trajneri i saj Taulanti. Më kanë thënë si ka mundësi që nuk ka pistë në Shqipëri për t’u trajnuar Luiza. Luiza u trajnua në pistën e Kenias. Pse atje? Sepse Kenia ka kushte të jashtëzakonshme me lartësi 3 mijë metra dhe shkenca thotë se në rast se ti stërvitesh në lartësi të tilla trupi prodhon rruaza të bardha që quhen doping artificial”, tha presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.