SPORT

PSG triumfon në Mynih! Chelsea hipotekon kualifikimin në Portugali

PSG triumfon në Mynih! Chelsea hipotekon kualifikimin në Portugali

Kryesfida e mbrëmjes së çerek-finaleve të Champions League mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, nuk ka zhgënjyer, duke prodhuar emocione dhe gola. Ka qenë Mbappe i cili ka hapur llogarinë e golave që në minutën e tretë, ndërkohë që shifrat në favor të francezëve janë dyfishuar nga Marquihnos i cili kompletoi një kundërsulm model në minutën e ‘28.

Fundi i pjesës së parë dhe fillimi i së dytës e ka gjetur Bayernin dominues në fushë dhe kjo dëshmohet edhe nga golat e Chupo-Moting në minutën e ’37 dhe Muller në të ’60-n, që barazuan shifrat. Por, vetëm tetë minuta më vonë ylli i francezëve, Mbappe ka shënuar sërish pas një asisti të Di Maria-s, duke vulosur rezultatin final në 2-3, çka i jep Parizienëve një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e tyre.

Më të lehtë e kanë pasur blutë e Londrës, të cilët kanë superuar pa shumë vështirësi mikpritësit e Portos. Mason Mount ka shënuar në minutën e ’32, ndërkohë që në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi anglez Chillwell ka hipotekuar fitoren dhe me gjasa kualifikimin e Chelsea-t për në fazën e rradhës të Champions League. Rezultati final 0-2.

PSG triumfon në Mynih! Chelsea hipotekon kualifikimin në Portugali

Tiranapost.al