SPORT

Publikohet fotoja e fundit e Diego Maradonës dhe është nga ditët e tij në spital, por i buzëqeshur

Publikohet fotoja e fundit e Diego Maradonës dhe është nga

Kjo besohet se është fotoja e fundit e shkrepur e Diego Maradonës, para se të ndërronte jetë në moshën 60-vjeçare. Homazhet kanë nisur në të gjithë botën në nder të legjendës së futbollit, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak, vetëm dy javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.

Kjo foto është shkrepur nga koha kur ishte në spital, pas operacionit për trompoz në tru, të cilit iu nënshtrua këtë muaj.

Pasi doli nga spitali ai pritej të vazhdonte trajtimin për varësinë nga alkooli.

Publikohet fotoja e fundit e Diego Maradonës dhe është nga

Por fotoja e fundit e publikuar e tij, e tregon 60-vjeçarin duke qeshur në shtratin e spitalit, me një fashë në kokë.

Pavarësisht të gjitha vuajtjeve nga ana shëndetësore, Maradona sërish ende shfaqet me një buzëqeshje.

Ai shënoi 34 gola në 91 sfidat për Argjentinën para se të tërhiqej nga futbolli në 1997-n.