Ra pa ndjenja gjatë ndeshjes Egnantia-Partizani, ndërron jetë futbollisti Raphael Dwamena
E Shtunë 11 Nëntor 2023, 14:56
TiranaPost
Futbollisti Raphael Dwamena ka ndërruar jetë. Lajmi i keq vjen minutat e fundit.
Dwamena ishte duke luajtur në sfidën Egnantia-Partizani kur ra pa ndjenja në tokë, në minutën e 24-të të ndeshjes. U dërgua menjëherë drejt Tiranës, por ndërroi jetë në spital.
Ndeshja u ndërpre në mënyrë përfundimtare.
Kjo nuk ishte hera e parë që Dwamena shfaqte probleme me zemrën, madje në 2019 u këshillua ta linte futbollin. Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin.
Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.