SPORT

Rafal Nadal flet pasi Djokoviç i anulohet viza për “Australia Open”: Mori vendimin e tij, por ka pasoja

Rafal Nadal flet pasi Djokoviç i anulohet viza për “Australia

Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal ka folur pasi rivalit të tij të përjetshëm Novak Djokovic iu anulua viza për të shkelur në territorin australian-dhe humbur mundësinë të marrë pjesë në Australia Open- duke thënë se i vjen shumë keq për të, por nëse do të kishte dashur mund të luante pa problem.

“Ai i mori vendimet e tij, dhe secili është i lirë të marrë vendimet e veta, por pastaj ka disa pasoja. Sigurisht që nuk më pëlqen situata që po ndodh. Në një farë mënyre më vjen keq për të. Por në të njëjtën kohë, ai i dinte kushtet që shumë muaj më parë, kështu që e merr vendimin e tij”, tha Nadal.

Rafal Nadal flet pasi Djokoviç i anulohet viza për “Australia
Rafael Nadal dhe Novak Djokovic

Nadal gjithashtu ka bërë thirrje që njerëzit të vaksninohen, teksa tregon se ai ka marrë deri tani dy doza të vaksinës anti-covid.

“E vetmja gjë Mund të them se besoj në atë që thonë njerëzit që dinë për mjekësinë dhe nëse njerëzit thonë se duhet të vaksinohemi, duhet të bëjmë vaksinën. Ky është këndvështrimi im. Kam kaluar nëpër Covid. Jam vaksinuar dy herë. Nëse e bëni këtë, nuk keni asnjë problem të luani këtu. Kjo është e vetmja gjë ", ka thënë Nadal