SPORT

Ralf Rangnick emërohet trajner i Manchester United

Ralf Rangnick emërohet trajner i Manchester United

Manchester United ka emëruar Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.

63-vjeçari zëvëndëson Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua më 21 nëntor pas një disfate nga Watford.

Rangnick ka lënë rolin e tij si drejtues i sportit në klubin rus Lokomotiv e Moskës për të marrë këtë detyrë.

“Jam i emocionuar që do t'i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm”, tha Rangnick.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Rangnick do të qëndrojë në Old Trafford për dy vjet të tjera në rolin e konsulentit.

Rangnick ka ndërtuar një reputacion mbresëlënës si trajner në Gjermani.

Ai e vendosi Ulmin në rrugën e ngjitjes në Bundesligë për herë të parë përpara se të ishte në krye të Shtutgartit, Hannoverit, Hoffenheimit, Schalkes dhe RB Leipzig.

Ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Schalken në 2011 dhe e çoi RB Leipzig në finale në 2019.

Gjatë sezonit 2010-2011, ai udhëhoqi Schalken në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku humbën 6-1 në total ndaj United, i cili më pas u mund nga Barcelona në finale.

“Ralf është një nga trajnerët dhe novatorët më të respektuar në futbollin evropian”, tha drejtori i futbollit të United, John Murtough.

Tiranapost.al