Rama i akordon “Shqiponjën e Artë” trajnerit Sylvihno

E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 19:03
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar “Shqiponjën e Artë” trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvihno në Samitin e Disaporës në Tiranë.
"Duhet të ndërroj regjistër për të kaluar te kjo shqiponjë. Nuk e kam as për një shqiptar as për një arbëresh. Shqiptar mund të lindësh, shqiptar mund të bëhesh. Dhe këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Ftoj trajnerin e kombëtares tonë Sylvinho. Ti je i pari joshqiptar që po e merr Shqiponjën e Artë, por jo për çfarë ke bërë, por sepse je një shqiptar që po lind.Me shqiponjën e Artë të njoftoj se shumë shpejt, do të duhet të pranosh nënshtetësinë shqiptare", tha Rama.