SPORT

Reagon për herë të parë Elseid Hysa me një mesazh ndjese

Reagon për herë të parë Elseid Hysa me një mesazh

Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, ka reaguar për herë të parë pas kryqëzimit që iu bë në rrjet nga tifozat Kuq e Zi, të cilët e fajësuan për humbjen ndaj Italisë.

Në një Instastory Hysaj iu ka kërkuar falje tifozëve për veprimin e gabuar që çoi në golin e dytë të shënuar nga Italia dhe i dhuroi asaj fitoren në ndeshjen e të shtunës.

"Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kërkoj ndjesë të gjithë tifozave shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores! Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.

Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.


Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone"
, shkruan Hysaj.