Real Madrid, një nga klubet më të famshme por me asnjë lojtar vendas në fushë
E Diel 8 Janar 2023, 10:15
TiranaPost
Është një nga klubet spanjolle më të famshme në botë, nëse jo më i famshmi.
Por për herë të parë në historinë e tij, Real Madrid nuk futi asnjë lojtar spanjoll në formacionin e tij fillestar për një ndeshje në La Liga, pasi Carlo Ancelotti zgjodhi një belg, dy brazilianë, një austriak dhe dy gjermanë, tre francezë, një kroat dhe një uruguaian kundër Villarrealit të shtunën.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Villarrealit duke bërë që Real Madrid të humbë shansin për të shkuar në krye të La Liga.