SPORT

Real Madrid triumfon kundër Barcelonës në “El Clasico”

Real Madrid triumfon kundër Barcelonës në “El

Real Madridi ka triumfuar në “Camp Nou” në ndeshjen me katalanasit.

Në pjesën e parë madrilenët shënuan një gol në minutën e 32’ me mbrojtësin David Alaba.

Ekipi katalanas tentoi të shënonte në pjesën e dytë me Depay, Fati apo edhe zëvendësuesit si Aguero e Countiho, por madrilenët do të mbroheshin mirë dhe do ruanin avantazhin dhe në minutat e fundit një gol i Vasques vulosi rezultatin.

Barcelona arriti të shënonte në minutat shtesë me Agueron, por nuk arriti të barazonte as të përmbyste rezultatin.

Me këtë fitore Realit ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla dhe Real Sociedati, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 8 me 15 pikë.

Tiranapost.al.Z.B