SPORT

Reali fiton bindshëm ndaj Liverpool! City ia del në sekondat e fundit kundër Dortmund

Reali fiton bindshëm ndaj Liverpool! City ia del në sekondat e fundit

Dy finale të parakohshme janë cilësuar sfidat e çerek-finales mes Real Madrid – Liverpool dhe Manchester City – Dortmund.

Në sfidën mes kampionëve të Anglisë dhe madrilenëve, këta të fundit kanë superuar dukshëm në çdo aspekt të lojës, ku kanë spikatur veçanërisht pasat e Toni Kroos që krijuan kushtet për dy nga tre golat e shënuar. Nga ana tjetër, Liverpool është përgjigjur me një gol të Salah në fillim të pjesës së dytë kur rezultati ishte 2-0, por nuk ka ditur të ruajë ritmin, teksa është ndëshkuar në minutën ’65 nga Lucas, për të vulosur fatin e sfidës në rezultatin 3 me 1 (’27, Junior Vinicies; ’36 Asensio; ’65 Lucas; - ’51 Salah).

Më të suksesshëm kanë qenë anglezët e Manchester City që në “Etihad Stadium” kanë arritur të marrin një fitore të vështirë në minutën e 90 me një gol të Foden. Ka qenë Kevin De Bruyne që pas një situate kaotike në zonën e gjermanëve ka shfrytëzuar rastin për të shënuar në minutën ’19, ndërkohë që barazimi për verdhezinjtë ka ardhur në minutën e ’84 nga Reus. Megjithatë City nuk u dorëzua dhe ylli në ngjitje i Anglisë, Phil Foden i dha ekipit të tij avantazhin për ndeshjen e kthimit.

Reali fiton bindshëm ndaj Liverpool! City ia del në sekondat e fundit

Tiranapost.al